Fuqia e Portalit për Biznese/Organizata: Thjeshtëso menaxhimin e udhëtimeve me ETAXI

Për çdo biznes dhe organizatë modern, menaxhimi efektiv i udhëtimeve është element kyç i suksesit. Megjithatw, menaxhimi i udhëtimeve të shumëfishta, me disa departamente dhe të gjithë stafit mund të jetë një punë e ndërlikuar dhe që shpenzon shumë kohë. Prandaj, kemi prezantuar Portalin e bizneseve/organizatave duke ju ofruar një zgjidhje efektive dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha nevojat e menaxhimit të udhetimeve tuaja.

Veçoritë për krijimin dhe menaxhimin e programeve të shumëfishta të udhëtimit zyrtar

Portali i Bizneseve/Organizatave të ETAXI ju lejon të krijoni dhe të menaxhoni programe të shumëfishta zyrtare me lehtesi. Në qoftë se ju jeni duke udhëhequr disa departamente ose jeni duke opeuar në vende të ndryshme, zgjidhja jonë ofron fleksibiltetin për të personalizuar çdo lloj të udhëtimit zyrtar, si ato lokale apo ndërurbane dhe ndërkombëtare.

Departamente të shumëfishta dhe numër i stafit pa limit

Me Portalin për Biznese/Organizata të ETAXI, ju mund të menaxhoni staf të pafund, duke e bërë një zgjidhje ideale për çdo biznes/organizatë. Portali është shumë i lehtë në përdorim dhe ju mundëson që ju të caktoni buxhetin për secilin anëtarë të stafit, çdo projekt ose departament dhe të rrini të qetë se nuk do të tejkalohen kufinjtë e caktuar buxhetor.

Menaxhoni udhëtimet e stafit pa mundim

Portali i Bizneseve/Organizatave thjeshtëson menaxhimin e udhëtimeve të stafit duke ju lejuar që të caktoni apo kufizoni udhëtimet në baza ditore, javore apo edhe mujore. Poashtu mund të caktoni buxhetin e dëshiruar duke qenë të sigurtë që ai buxhet nuk do të mund të tejkalohet nga përdoruesit.

Përcjellja e udhëtimeve dhe e shpenzimeve

Zgjidhja jonë ofron përcjelljen e vazhdueshme të udhëtimeve dhe shpenzimeve në kohë reale, duke ju lejuar që të mbani në kontrollë shpenzimet e udhetimeve. Raportimi i detajuar poashtu ju mundëson që t’a keni më të lehtë planifikimin e udhëtimeve të ardhshme.

Komunikoni reduktimin e emetimeve të CO2

Të qenurit biznes/organizatë e gjelbërt është me e rëndësishme se asnjëherë më parë, prandaj Portali i Bizneseve/Organizatave e ETAXI ju ofron një mënyrë të shkëlqyer për komunikimin e reduktimeve të emetimit të CO2 gjatë udhëtimeve tuaja. Duke përdorur shërbimin tonë të taksive 100% elektrik, ju nuk do të reduktoni vetëm gjurmët e karbonit, por ju gjithashtu do të mund ta përcjellni reduktimin e emetimeve dhe ta komunikoni atë me palët e interesit.

Thuani lamtumirë kuponave të letrës dhe kartelave plastike të anëtarësimit

Përdorimi i kuponave të letrës apo kartelave plastike të anëtarësisë, tashmë i përket të kaluarës. Portali i Bizneseve/Organizatave të ETAXI ofron një zgjidhje moderne, efikase dhe me kosto efektive për të gjitha udhëtimet tuaja. Ju mund të thjeshtësoni menaxhimin e udhëtimeve dhe të fokusoheni në atë që vërtet ka rëndesi, rritja e biznesit apo organizatës tuaj.

 

Nëse jeni në kërkim të një zgjidhjeje efikase dhe gjithëpërfshirëse për nevoja të udhëtimit zyrtar, Portal i bizneseve/organizatave është zgjedhja e duhur. Me veçoritë për krijimin dhe menaxhimin e shumë programeve të udhëtimit, departamenteve të shumta dhe stafit të pakufizuar, zgjidhja jonë ofron fleksibilitetin dhe fuqinë që ju duhet për të thjeshtësuar menaxhimin e udhetimeve tuaja zyrtare deri sa ju përqëndroheni në aktivitet e biznesit/organizatës tuaj.

Na kontaktoni në info@etaxi-ks.com ose 038 660 600 për të organizuar një prezantim të shkurtë në mënyrë që t’ua personalizojmë Portalin e Bizneseve/Organizatave për nevojat tuaja!