ETAXI Konkurs per Baziste

Jemi në kërkim të operatoreve/ëve të qendrës së thirrjeve/ bazisteve(ëve) për të ofruar shërbimin taksi – trajtimin e të gjitha kërkesave të pasagjereve(ëve) në mënyrë profesionale, të shpejtë dhe të saktë.

Kompania është e interesuar të punësoj kryesisht operatore të qendrës së thirrjeve /baziste me qëllim të fuqizimit ekonomik të gruas. Prandaj, përparësi do të kenë aplikimet e pranuara nga gratë dhe vajzat e interesuara.

Përgjegjësitë e operatoreve/ëve të qendrës së thirrjeve)/ bazisteve(ëve) përfshijnë organizimin e thirrjeve telefonike, porosive përmes platformave online nga pasagjeret(ët) tek shoferet(ët), monitorimin e shofereve(ëve),evidentimin e porosive për taksi. Synojmë që të na ndihmoni në ofrimin e një shërbimi cilësorë, me theks të veçant në kujdesin për klient dhe kënaqshmërinë e tyre.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjigjet në thirrjet e pasagjereve(ëve) për të siguruar një udhëtim të përshtatshëm;
  • Njofton shoferet(ët) për porositë e marra dhe i njofton për kërkesat specifike të pasagjereve(ëve);
  • Përcjellë saktë porositë tek shoferet(ët) me adresat e pasagjereve(ëve);
  • Njofton shoferet(ët), rreth kushteve atmosferike dhe të trafikut për planifikim më të mirë;
  • Monitoron përformancën e shofereve(ëve);
  • Regjistron orët e punës së shofereve(ëve);
  • Pranon dhe evidenton të gjitha ankesat nga pasagjerët;
  • Pranon dhe evidenton çdo defekt apo parregullësi të raportuar nga shoferet(ët) dhe raportimet e aksidenteve;
  • Vendos në bazën e të dhënave të gjitha thirrjet e pranuara; dhe,
  • Përgatit raporte për thirrjet e pranuara.

 

KËRKESAT DHE AFTËSITË:

  • Përvojë në shërbimin ndaj klientit;
  • Sjellje profesionale telefonike;
  • Aftësi të dëshmuara negociuese dhe zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi të mira kompjuterike;
  • Njohuri e përdorimit të telefonave të mençur në sistemet Android ose iOS;
  • Njohuri e operimit të sistemeve GPS të navigimit;
  • Njohuri e zonave dhe lagjeve të Prishtinës;
  • Aftësi për të qëndruar i/e qetë, për të menaxhuar stresin dhe për të punuar nën presion;
  • Aftësi për të punuar shpejt dhe saktë me aftësinë për të kryer shumë detyra
  • Disponueshmëri për punë në fundjava apo në ndrrimin e natës në raste të veçanta;
  • Prirje për sjellje të mirë dhe profesionale;
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe menaxhuese të kohës
  • Aftësi të komunikimit bazik në gjuhë angleze, përveç gjuhës shqipe; dhe,
  • Diplomë të shkollës së mesme.

 

APLIKIMI:

Kandidatet(ët) e interesuar duhet të plotësojnë aplikimin e tyre në linkun: https://forms.gle/ub7Y6WZS6PQRmFaQ8. Aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 30.06.2022 në ora 24:00.

Kontakti i drejtpërdejtë me kompaninë nuk është i mundur. Vetëm aplikacionet e plota do të konsiderohen dhe kompania do të njoftoj vetëm kandidatet(ët) e përzgjedhura.

 

PYETJET E SHPESHTA

Çfarë bën një operator/e i/e qendrës së thirrjeve/bazist(e)?
Një operator/e i/e qendrës së thirrjeve /bazist(e) është një profesionist(e) i/e cili(a) siguron që gjithçka të funksionojë pa probleme duke u koordinuar me pasagjeret(ët) dhe shoferët(et), duke ofruar informacion të saktë për shoferët(et) që të ndjekin në rrugët e tyre dhe duke koordinuar kohën e porosisë. Operatorët/et janë pika e kontaktit për shoferët dhe kanë të gjithë informacionin e nevojshëm për të kryer porositë.

Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një operator/e i/e qendrës së thirrjeve /bazisti(e)?
Përgjegjësitë e operatorëve/eve përfshijnë marrjen e thirrjeve, monitorimin e regjistrave të shofereve(ëve), mbajtjen e shënimeve, adresimin e problemeve dhe dërgimin e anëtarëve të duhur të ekipit. Detyrat e tyre mund të përfshijnë gjithashtu monitorimin e raporteve të motit ose njoftimin e autoriteteve nëse është e nevojshme.

Çfarë e bën një operator/e i/e qendrës së thirrjeve/bazist(e) të mirë?
Të qenit një lider dhe të kesh besim dhe rehati për të marrë vendime është një bazë e fortë për një operator/e i/e qendrës së thirrjeve të suksesshëm taksie. Gjatë ditës, një operator/e i/e qendrës së thirrjeve do t’i duhet të ndryshojë fokusin shumë herë dhe do t’i kërkohet të marrë shumë vendime që ndikojnë në rrjedhën e ditës së punës së shoferit dhe orarin e klientit.
Një operator/e i/e qendrës së thirrjeve e/i mirë ka aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës, gjë që e ndihmon të jetë efikas në punën e saj/tij. Ato/Ata posedojnë aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal, kështu që mund të krijojnë marrëdhënie të shkëlqyera në aspektin profesional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.